Zbardhen detaje të reja nga operacioni që u finalizua dje në Durrës dhe Shijak me arrestimin e disa personave për vrasje dhe tjetërsim pronash. SPAK-u zbardhi vrasjen e Edmir Bregut në 2021 në Durrës.
Sipas prokurorisë porositësi ishte Astrit Avdylaj në shenjë hakmarrjeje për tentativën për të vrarë nipin e tij, Aldo Avdylaj. Po sipas SPAK-ut, Alfred Doka dhe Ermir Dedja vepruan si ekzekutorë të Edmir Bregut.
Vëllai i deputetit, banda e tokave dhe vrasje me pagesë! Vjen njoftimi i plotë i SPAK-ut
Aktualisht Alfred Doka është shpallur në kërkim, ndërsa Dedja 29-vjeç u ekzekutua më 20 maj të këtij viti në Durrës.
Vrasja e Edmir Bregut u zbardh pas përgjimeve në Sky ECC të grupit kriminal të Astrit Avdylajt dhe Aleksandër Lahos, i njohur ndryshe edhe si “Rumi i Shijakut”, i cili arriti që të shpëtonte dje dhe ndodhet në kërkim.
Mes të arrestuarve është edhe Enea Kume, vëllai i deputetit të PS Loer Kume.
SPAK: Avdylajt vranë Edmir Bregun, roli i vëllait të deputetit dhe pronat tek Gjiri i Lalzit