Torino ka pasur një start të vështirë në këtë sezon të Serisë A dhe ndodhet në pozita të vështira në tabelë.
Megjithatë, trajneri Marko Baroni është optimist dhe beson se ekipi do të përmirësohet në vijim, duke nxjerrë në pah rritjen individuale të lojtarëve, veçanërisht të mesfushorit shqiptar, Asllani.
Baroni vuri në dukje se Asllani ka luajtur katër ndeshje radhazi, diçka që nuk kishte bërë për tre vite më parë, dhe pritet të ketë më shumë hapësirë për të rritur performancën, sidomos në një skemë të mundshme me mesfushë tresh, që i përshtatet më shumë stilit të tij.








