Marina Fara, vajza e këngëtares së njohur Eli Fara, u arrestua në gusht nga policia e Tiranës për posedim kokainë.
Pas hetimeve, ajo u la në arrest shtëpie, duke deklaruar se droga ishte për përdorim personal.
Pas këtij momenti, Marina u tërhoq nga rrjetet sociale, por së fundmi është rikthyer në Instagram, ku ka postuar foto dhe mesazhe pozitive.
Një prej postimeve të saj thotë: “Vajzat meritojnë të jetojnë përrallën e tyre,” duke treguar dëshirën për t’u përqendruar në jetën dhe karrierën e saj. Rikthimi i saj ka tërhequr vëmendjen e fansave dhe mediave, që komentojnë jo vetëm pamjen, por edhe qëndrimin e saj.