Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e sotme ishte mysafir special i Presidentit të Realit të Madridit, Florentino Perez. Shefi i qeverisë shqiptare ndoqi ndeshjen përballë Vijarealit në stadiumin legjendar. Rama njoftoi edhe projektin.
“I privilegjuar nga mikpritja e Presidentit legjendar të Real Madridit, Florentino Perez, në Stadiumin “Santiago Bernabeu”, ku folëm për sjelljen në Shqipëri të shkollës së futbollit dhe Universitetit të Sporteve që janë krijuar e mbështeten nga Fondacioni i klubit prestigjioz spanjoll” shkruan Rama.









