-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vangjeli: Dyshime për tendera të paracaktuar në OSSH, PD kërkon hetim të menjëhershëm

Kryesoret

Zëdhënësja për Antikorrupsionin në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, ka ngritur shqetësime serioze lidhur me dy tendera të dyshimtë të OSSH-së me vlerë totale prej 7.5 milionë eurosh.

Sipas saj, tenderat për ndërtimin e linjave të tensionit të lartë dhe nënstacioneve në zonat Koplik, Vukpalaj dhe Tamare janë zhvilluar në mënyrë të dyshimtë, me pjesëmarrje dhe vlerësim të njëjtë të ofertuesve, çka lë hapësirë për mungesë konkurrence dhe paracaktim të fituesit.

Kjo situatë thekson problemet strukturore të prokurimeve publike në Shqipëri, ku mungesa e transparencës dhe konkurrencës reale dëmton besimin e qytetarëve dhe menaxhimin e fondeve publike.

Deklarata e plotë:

Opozita dhe Partia Demokratike vijojnë të denoncojnë tenderat fiktivë dhe të dyshimtë, që administrata e Edi Ramës zhvillon përmes institucioneve publike, duke i kthyer ato në mekanizma abuzimi me fondet e qytetarëve shqiptarë.

Këtë herë bëhet fjalë për 7.5 milion euro të prokuruara me dy tendera të zhvilluar nga Drejtoria e Tensionit të Lartë në OSSH sh.a, konkretisht:

‘Ndërtim i linjës 35kV N.St Koplik 220kV-N.St Vukpalaj me dy qarqe’ me fond limit prej 3 milionë euro;

‘Ndërtim i linjës së re 35kV N.St Vukpalaj-Tamare dhe Nënstacion i ri 35/10 kV në Tamare’ me fond limit prej 4.5 milionë euro.

Të dy tenderat u zhvilluan në të njëjtën datë, (më 1 shtator), me pjesëmarrje të të njëjtëve ofertues, të cilët u vlerësuan në të njëjtën mënyrë, duke shpallur fitues të njëjtin bashkim operatorësh për të dyja procedurat.

Fituesi i këtyre tenderave paraqiti oferta me vlerë rreth 98% të fondit limit, duke treguar dyshime se nuk ka pasur konkurrencë reale, por procese të paracaktuar.

Kjo pjesëmarrje dhe vlerësimi tregojnë:

mungesën e nxitjes së pjesëmarrjes së operatorëve ekonomikë në prokurimet publike;

mungesën e konkurrencës ndërmjet operatorëve;

rënien e besimit të publikut tek institucionet shtetërore.

Pjesëmarrja e njëjtë, me të njëjtën renditje dhe të njëjtin fitues në procedura të ndryshme, ngre dyshime serioze se autoritetet kontraktore nuk kanë garantuar trajtim të barabartë, jodiskriminues dhe transparent, siç e kërkon ligji për prokurimet publike (LPP), neni 2 dhe neni 3.

Partia Demokratike i bën thirrje organeve përgjegjëse të hetojnë menjëherë këto praktika, që dëmtojnë konkurrencën, deformojnë tregun dhe nuk garantojnë mirëmenaxhimin e fondeve publike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit