-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vengu: Strategjia e re e mbrojtjes civile do të fokusohet në tre shtylla kryesore

Kryesoret

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, prezantoi sot strategjinë e re të mbrojtjes civile që do të zbatohet në kuadër të programit “Shqipëria 2030”.

Sipas tij, ky plan fokusohet në tre shtylla kryesore që synojnë forcimin e kapaciteteve për menaxhimin e emergjencave, përmes fuqizimit të kapitalit njerëzor, përdorimit të teknologjive inovative dhe mobilizimit efikas të burimeve financiare në nivel bashkie.

“Në kuadër të programit Shqipëria 2030, kemi një kapitull të dedikuar për mbrojtjen civile. Programi parashikon 3 shtylla kryesore. E para, kapitali njerëzor dhe mënyra se si fuqizojmë zinxhirin reagues që nga elementi i bashkisë dhe krijimi i qendrave rajonale të emergjencave. Inovacioni që duhet të kthehet në detyrë në çdo qelizë të menaxhimit të krizave nga pikëpamja e kamerave termike. Një tjetër mësim ishte menaxhimi i emergjencave në Llogara dhe ishte teknologjia që na dha mundësinë të përballonim situata të vështirë. Të gjitha nuk mund të ndodhin edhe pa vënie në eficencë të të gjitha instrumenteve financiare që i dedikohen bashkive”, u shpreh ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit