Deputetja e PD-së Albana Vokshi ka ngritur alarmin për situatën e grave në Shqipëri, duke e quajtur dekadën e fundit si periudhën më të vështirë për to.
Ajo akuzoi qeverinë për braktisje të grave, mungesë mbështetjeje dhe përbashkim me dhunuesit në rastet e dhunës në familje.
Sipas Vokshit, 160 gra kanë humbur jetën nga dhuna familjare, ndërsa shumë të tjera përballen me papunësi, shantazh dhe padrejtësi ekonomike.
“Ajo theksoi se mekanizmat shtetërorë për mbrojtjen e grave janë të paralizuar dhe se emigrimi po boshatis familjet shqiptare.
Në deklaratën e fundit gratë shqiptare kanë përjetuar një peridu8hë të vështirë. Të braktisura nga qeveria, të diskriminuara, pushuara nga puna, të spiunuara, shantazhuara. Janë përballur me papunësi të lartë, paga të padrejta, mungesë mbështetje për familjen.
Shpesh herë janë detyruar të emigrojnë jo vetëm burra, por edhe gra. Kemi parë që në fushatat gjejmë shumë dyer bosh. Sepse gati gjysma e familjeve në ndërtesa janë bosh nuk hapen ato dyer. Dhe nuk e dimë nëse do hapen sepse familje të tëra po largohen çdo ditë.
Numri i zonjave, viktima të dhunës është tronditës. 160 gra kanë humbur jetën për shkak të dhunës në familje. Kjo ndodh sepse shpesh herë qeveria është bërë palë me dhunuesit, dhe nuk kanë marrë në mbrojtje gratë e dhunuara. Dhe sepse mekanizmi i dhunës në familje nuk funksionon më.”