Zbardhen përgjimet në dosjen e grupit të Shijakut që zbuloi vrasjen e Edmir Bregut dhe tjetërsimin e pronave në Gjirin e Lalzit. Grupi Avdylaj kishte porositur eliminimin e Edmir Bregut për hakmarrje, nga ana tjetër grupi i Rrumit të Shijakut, i njohur ndryshe edhe si Aleksandër Laho, bashkëpunonte me këtë grup për të ekzekutuar kundërshtarët e tij, ndërsa në këmbim u premtonte prona në Durrës, të cilat ua merrte fshatarëve përmes tjetërsimit.
SPAK thotë qartë se ‘Rrumi’ i Shijakut u dha prona me qëllim që Avdylajt ta ndihmonin për të vrarë kundërshtarët, me në krye Palurent Dervishajn, Mond Çekiçin, i vrarë në mars 2021, apo edhe Lulzim Berishën.
Një bisedë në SKY ECC, pjesë e dosjes hetimore, teksa diskutohet mbi vrasjen e Edmir Bregut, i thirrur me nofkën “Maloku”, Laho, i njohur si Rrumi i Shijakut thotë se “koka” është Lenti, Plaurent Dervishaj dhe se të tjerët janë “pemë pa kokrra” para tij.
Biseda në SKY:
Aleksandër Laho: Maloku ësht pem pa kokrra po u kap Lenti. Kshu mendoj unë.
Elidon Avduli: Vlla, un po mar hakun.
Aleksandër Laho: Se po u hap loja, do shkoj gjuj neve gjuj ata, gjuk kta. E bjeri ti bim. Koka shok, koka osht Lenti. Llogarit çdo gjo. Atë po. Boje, po sigurohu mos me dal huq.
Elidon Avdyli: Jo e vlla. Jo aty 10 veta do i shkojmë.
Aleksandër Laho: Kjo është kryesorja. Hap thashetheme sikur s’ke bo gjo ti. Të përzihet opinioni nga puna shtetit. Se shteti punon. Sikur i kan gjujt punë malli. Sikur kan bo kollare. Përzije opinionin.
Elidon Avdyli: Po ashtu dume me e ngec në valle. Po ashu e kemi menu, ashu ngel ai…








