-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ervin Resuli: Monopoli i qumështit po shkatërron blegtorinë shqiptare

Kryesoret

Monopoli i qumështit – një padrejtësi që po shkatërron blegtorinë shqiptare

Gjatë gjithë vitit 2025, fermerët shqiptarë janë përballur me një realitet të ashpër: çmimi i qumështit të lopës i paguar nga grumbulluesit dhe industria përpunuese është ulur me 3 deri në 10 lekë për litër, duke i vënë blegtorët nën një presion të vazhdueshëm ekonomik.

Ndërkohë, paradoksi më i madh ndodh në anën tjetër të zinxhirit: në raftet e marketeve dhe dyqaneve të lagjeve, çmimi për konsumatorin rritet pothuajse çdo ditë!

Europa ndryshe – Shqipëria përmbysur

Në të njëjtën periudhë, vendet e BE-së kanë parë një rritje të çmimit të qumështit krudo, duke reflektuar realisht kostot dhe duke mbështetur fermerët. Në Shqipëri ndodh e kundërta: çmimi bie për blegtorin dhe rritet për konsumatorin – një skemë që u shtrydh “deri në palcë” ata që prodhojnë dhe i detyron konsumatorët të paguajnë më shumë.

 Shembulli nga Italia

Siç tregon edhe fotoja që më ka dërguar një blegtor nga Italia, qumështi i pasterizuar dhe UHT nuk e kalon vlerën e 1.3 €/l, ndërsa në Shqipëri çmenduria arrin deri në 1.8 €/l – një diferencë e pajustifikueshme për një vend me të ardhura shumë më të ulëta.

Pyetja që ngrihet është thelbësore:

Si është e mundur që çmimi për blegtorin bie, ndërsa çmimi për konsumatorin rritet? Kush përfiton nga kjo lojë? Kush e mban peng tregun e qumështit?

Ky është një oligopol i pastër që dëmton njëkohësisht prodhuesin dhe konsumatorin, shkatërron zinxhirin e prodhimit vendas dhe rrezikon të ardhmen e blegtorisë shqiptare.

Është koha të kërkohet ndërhyrje urgjente në këtë treg të shtrembëruar. Pa blegtori të fortë, nuk ka as siguri ushqimore dhe as zhvillim rural të qëndrueshëm.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit