-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pamje të rralla nga Parku i Shebenikut, Rama: Fauna, një thesar i çmuar

Kryesoret

Vazhdimësia e monitorimit dhe mbrojtjes së zonave të mbrojtura, së bashku me moratoriumin e gjuetisë, po jep rezultatet e para të prekshme në shtimin dhe ruajtjen e faunës së egër në Shqipëri.

Parku Kombëtar i Shebenikut, një nga zonat më të rëndësishme natyrore në vend, po kthehet gjithnjë e më shumë në një model të suksesit për ruajtjen e biodiversitetit.

Pamjet e fundit nga kamerat kurth të vendosura në këtë park dëshmojnë praninë e kafshëve të egra si kaprollë, derra të egër, dhelpra dhe lepuj, duke dëshmuar rigjallërimin natyror të kësaj zone të mbrojtur.

“Kartolinë pamjesh të veçanta nga Parku Kombëtar i Shebenikut, si një kujtesë se fauna është një thesar i çmuar i zonave tona të mbrojtura dhe çdo ditë përpiqemi t’u ofrojmë habitate sa më të shëndetshme”, – shkruan kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale, duke ndarë edhe pamjet e kapura nga kamerat.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit