Policia e Tiranës në bashkëpunim me Europol dhe autoritetet kolumbiane zbuluan një grup kriminal që trafikon vajza nga Amerika Latine dhe Azia Qendrore drejt Shqipërisë për qëllime prostitucioni.
Gjatë kontrollit në banesën e Lucas Betancur dhe babait të tij në Kolumbi, u gjetën kode Bitcoin dhe fatura tranfertash parash mbi 1 milion euro, të cilat dyshohet se vinin nga aktiviteti kriminal.
Në Tiranë janë zbuluar disa banesa dhe hotele që përdoren si fole prostitucioni për vajzat kolumbiane. Disa nga të arrestuarit, si Mirel Shperdheja dhe Ilmar Gugashi, ishin në pronësi të pasurive të paluajtshme që shfrytëzoheshin për këtë aktivitet. Në hotelin “Alindro” u gjetën vajza nga Kazakistani, të shfrytëzuara nga Assel Adrysheva dhe Kejvin Ndreu.
Vajzat detyroheshin nga Betancur të prostituonin, ndërsa ai përdorte kërcënime ndaj familjarëve të tyre dhe merrte peng të afërm në Kolumbi për t’i detyruar të bindeshin.
Hetimet vazhdojnë për çuarjen para drejtësisë të gjithë të përfshirëve në këtë rrjet kriminal.


 
                                    





