Një aksident i rëndë ndodhi mëngjesin e së hënës në superstradën Lezhë-Milot, pranë fshatit Shënkoll.
Përplasja përfshiu dy makina dhe një motoçikletë, ku drejtuesi i motoçikletës u plagos rëndë.
Ai u dërgua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa nuk ka të raportuar të tjerë të lënduar.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për të sqaruar shkakun dhe rrethanat e aksidentit.