-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Begaj pret liderët rajonalë në samitin e Procesit Brdo-Brijuni në Golem

Kryesoret

Sot nis në Golem samiti dyditor i Procesit të Brdo-Brijuni-t, i cili mbahet për herë të parë në Shqipëri.

Presidenti Bajram Begaj do të presë udhëheqësit e vendeve anëtare të kësaj iniciative rajonale, ku do të diskutohet për bashkëpunimin ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, sfidat rajonale dhe rruga drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Në fokus janë tema të rëndësishme si marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, rritja ekonomike, fuqizimi i të rinjve dhe politikat për mbajtjen e fuqisë punëtore të kualifikuar në rajon.

Gjatë samitit, përveç seancës plenare dhe konferencës për shtyp, priten edhe takime dypalëshe mes liderëve për të forcuar bashkëpunimin mes vendeve.

Ky samit është një mundësi e rëndësishme për Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit për të thelluar marrëdhëniet dhe për të avancuar proceset integruese në kuadër të BE-së.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit