Policia e Beratit ka arrestuar një 43-vjeçar me inicialet J.L., i cili akuzohet për trafik të përsëritur të lëndëve narkotike në territorin e qarkut.
Gjatë kontrollit në banesën e tij u sekuestruan sasi cannabis të ndara në doza të gatshme për shitje, si dhe para të dyshuara si fitim nga kjo veprimtari kriminale. Po ashtu, gjatë një kontrolli të automjetit të tij u gjet një tjetër sasi cannabis.
Në lidhje me të njëjtën veprimtari, në gjendje të lirë është proceduar edhe një 31-vjeçar me inicialet Xh.M.
Hetimet janë zhvilluar në bashkëpunim me prokurorinë, ndërsa materialet iu referuan organeve kompetente për veprime të mëtejshme.