Personi në foto është autori i vrasjes së gjyqtarit, Astrit Kalaja. I riu është Elvis Shkambi i cili plagosi për vdekje me armë Kalanë dhe plagosi edhe dy persona të tjerë. Shkambi e ka pranuar krimin.
Ai nuk është larguar nga ambientet e gjykatës ku dhe ndodhi ngjarja ndërsa pas mbërritjes së policisë i riu ka thënë se është autori.
Nga të shtënat u plagosën edhe dy persona, babë e bir të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Autori i ngjarjes është arrestuar dhe ka pranuar fajësinë.