Sot gjykata vendosi masat e sigurisë për dy vëllezërit Selimllari, që u përfshinë në një konflikt me policinë. Për Denin u dha masa “arrest me burg”, ndërsa për Kejnin masa “detyrim paraqitjeje”, duke e liruar nga paraburgimi.
Ngjarja ndodhi pasi dy të rinjtë sulmuan një punonjës policie dhe gjatë kohës që ishin në komisariat shkaktuan dëme dhe kërcënime ndaj efektivëve.
Kejni do të duhet të paraqitet pranë policisë një herë në muaj, ndërsa Deni mbetet në arrest. Ata kanë të drejtë të ankohen brenda 5 ditëve nga dita që njoftohen për vendimin.