Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj zëvendës-kryeministres Belinda Balluku dhe qeverisë aktuale, duke e cilësuar atë si “kampionen absolute” të korrupsionit në vend.
Në një deklaratë për mediat, Berisha u shpreh se Balluku është përgjegjëse për disa nga skandalet më të mëdha dhe vjedhjet në administratën shtetërore. Ai përmendi gjithashtu çështjet shëndetësore, duke iu referuar sterilizimeve dhe mungesës së ilaçeve, që sipas tij kanë shkaktuar pasoja serioze për qytetarët.
“Nuk ka kampione tjetër në vjedhje si Lubi Balluku. A e keni parasysh sterilizimet dhe vdekjet nga mungesa e ilaçeve? Ajo dhe Edi Rama mund të përballen me gjykatat ndërkombëtare për krime kundër njerëzimit. Ne do ta shqyrtojmë këtë mundësi nëse na e lejon ligji ndërkombëtar.
Ja, e bëri si Bamiri, këto gjyslyqet e klasit janë të njëjta – ai të paktën kishte persona që i kishte blerë vetë, ndërsa ky i ka me paratë e shtetit kopshtet e Edenit.
Dhe të mendosh që në atë oborr, ku janë investuar 4 milionë euro, u mbajt një nga konferencat më historike për Shqipërinë, ku George Bush shpalli anëtarësimin tonë në NATO dhe pavarësinë e Kosovës,” tha Berisha.