-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta nga burgu: Një akt terrorist goditi në zemër shtetin

Kryesoret

Pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, ka patur një reagim edhe nga ish-presidenti Ilir Meta, i cili e ka konsideruar “një akt terrorist që godet në zemër shtetin e së drejtës dhe rendin kushtetues.”

Reagimi i plotë:

“Ekzekutimi i gjyqtarit në krye të detyrës, Astrit Kalaja brenda Gjykatës së Apelit është një akt terrorist që godet në zemër shtetin e së drejtës dhe rendin kushtetues.

Ky krim shumë i rëndë, që meriton ndëshkim të ashpër ligjor nuk është rastësor, por rezultat i inkriminimit të Qeverisë me segmente të krimit, që ka sjellë dështimin për të garantuar rendin dhe sigurinë e jetës.

Duke ju shprehur ngushëllimet më të ndjera familjes Kalaja dhe kolegëve gjyqtarë, shpreh bindjen e thellë se zgjimi kombëtar për të mposhtur frikën nga krimi që ka kapur shtetin është e vetmja rrugë për të garantuar sigurinë e jetës dhe rikthyer shtetin e së drejtës”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit