Në Gjirokastër po vijon puna për Urën e Viroit, një projekt kyç që synon të përmirësojë rrjedhshmërinë e trafikut në hyrje-daljet e qytetit.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga kantieri i ndërtimit dhe theksoi se kjo vepër infrastrukturore do të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e lëvizjes në hyrje dhe dalje të qytetit të Gjirokastrës.
“Vijojnë punimet për ndërtimin e Urës së Viroit, përfundimi i së cilës do të përmirësojë qarkullimin në hyrje-daljet e qytetit të Gjirokastrës.
Aktualisht kanë përfunduar:
– proceset e gërmimit dhe të skarifikimit në të gjithë seksionin e gjurmës së projektit
– betonimet e ballnave dhe piles së urës
– prodhimi dhe vendosja e trarëve kryesorë mbi strukturën e urës
Ura e Viroit do të sjellë përfitime të mëdha si për lëvizjen e mjeteve dhe zhvillimin e zonës.”, shkruan Rama.