Dani Alves dhe partnerja e tij, Joana Sanz, kanë sjellë në jetë fëmijën e tyre të parë së bashku, në Barcelonë, ku jetojnë prej kohësh.
Lajmi vjen pas një periudhe të vështirë për ish-futbollistin brazilian, i cili kaloi më shumë se një vit në një betejë ligjore për një akuzë të rëndë.
Foshnja lindi në një moment të rëndësishëm për çiftin, vetëm pak kohë pasi Gjykata e Lartë e Drejtësisë së Katalonjës e liroi Alves nga akuzat për përdhunim, çështje kjo që pati shumë jehonë ndërkombëtare.
Pas kësaj, Dani dhe Joana kanë vendosur të rifillojnë jetën larg vëmendjes së mediave, duke u fokusuar tek familja dhe e ardhmja.
Pavarësisht lirimit të tij me kusht, çështja ligjore pritet të vazhdojë edhe gjatë vitit të ardhshëm për shkak të ankesave të paraqitura nga viktima dhe prokuroria.









