-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Familja e gjyqtarit Astrit Kalaja ndan dhimbjen: U ndamë në mënyrë të padrejtë

Kryesoret

Reagimet dhe ngushëllimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja kanë qenë të shumta që prej ditës së djeshme.

Një prej të afërmve të tij ka ndarë me dhimbje një mesazh prekës, duke përshkruar Kalajn si një njeri të ndershëm, të mençur dhe me zemër të madhe.

Ai ishte më shumë se një gjyqtar, ishte një dritë për familjen, miqtë dhe qytetin e Shkodrës, ku dha shembullin e një profesioni me dinjitet dhe përulësi.

Mesazhi shpreh edhe dhimbjen e madhe për humbjen e tij dhe përkushtimin që kujtimi i tij të mbetet i paharruar në zemrat e të gjithëve që e njohën.

“Me zemër të copëtuar shkruaj këto fjalë që nuk do të doja kurrë t’i shkruaja… Sot jemi ndarë në mënyrën më të padrejtë nga kushëriri im i dashur, Titi, një njeri që ishte dritë për familjen, për miqtë, për kolegët dhe për qytetin tonë.

Titi ishte shumë më tepër sesa një gjyqtar i ndershëm dhe një profesionist i jashtëzakonshëm. Ai mishëronte mirësinë, fisnikërinë dhe ndershmërinë e rrallë. Ishte i dashur, i qetë, me një zgjuarsi që të binte menjëherë në sy, me humor të hollë dhe me një ndjeshmëri të thellë për njerëzit. Gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar, gjithmonë pranë të tjerëve — sepse kështu ishte zemra e tij: e madhe, e hapur, e pastër.
I shoqërueshëm, i afërt, i lidhur fort me familjen, me njerëzit, me jetën.

Një qytetar i denjë i Shkodrës që i dha emër, vlerë dhe nder profesionit të tij, duke e përfaqësuar me përulësi, dinjitet dhe pasion të vërtetë. Shkodra do ta ndjejë mungesën e drejtësisë së tij, të buzëqeshjes së tij të qetë, të mirëkuptimit dhe mirësisë që ai shpërndante pa zhurmë, por me shumë dashuri.

I dashur Tit, do të më mungojnë bisedat me ty… prania jote, energjia jote e mirë, qetësia që përçonte zëri yt, dhe mënyra si arrije ta bëje çdo gjë të dukej më e thjeshtë dhe më e lehtë. Ti do të jetosh përgjithmonë në zemrën time si shembulli më i bukur i një njeriu që ndriçonte jo vetëm në profesion, por mbi të gjitha në shpirt. Humbja jote është e rëndë, e pabesueshme… por kujtimi yt do të mbetet i paharruar për mua dhe për këdo që pati fatin të të njohë.

Valbona Dema Kalaja- Bona e dashur, në këtë dhimbje të paimagjinueshme, dua të të them se jam me ty me gjithë shpirt. E di që nuk ka fjalë që mund ta lehtësojnë këtë plagë, por zemra ime është pranë jush. Të përqafoj fort ty dhe tre fëmijë e mrekullueshëm që ishin gjithçka për Titin, dhe që do të mbajnë gjithmonë në vete një copëz nga dashuria, forca dhe drita që ai u dha me gjithë qenien e tij.
Zoti ju dhëntë forcë për të përballuar këtë dhimbje kaq të madhe.

Prehu në paqe, Titi jonë i dashur. Do të të duam dhe do të të kujtojmë përjetë”, thuhet në postimin e plotë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit