-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Julian Deda për mbështetjen e PD-së ndaj Florjan Binajt: Nga tallja te serioziteti, një ndryshim i madh

Kryesoret

Aktori Julian Deda ka komentuar vendimin e Partisë Demokratike për të mbështetur kandidaturën e Florjan Binajt, aktorit tjetër të humorit, në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës. Deda, i cili vetë kishte kandiduar në primaret e PD-së dy vite më parë pa u përzgjedhur, thekson se atëherë ideja e kandidimit të një aktori humori ishte e papranueshme, ndërsa sot është pranuar si diçka normale.

Në reagimin e tij në rrjetet sociale, ai e sheh këtë si një “progres të madh” dhe i jep komplimente PD-së për ndryshimin e mentalitetit. Megjithatë, Deda shpreh edhe shqetësimin që mbështetja e opozitës ndaj Binajt të mos jetë vetëm një lojë politike që mund të dëmtojë figurën e tij.

“Uroj Florjanin për sukses dhe shpresoj që mbështetja të jetë e sinqertë, jo vetëm për t’u dukur në publik,” shkruan ai, duke aluduar tek përvojat e mëparshme të figurave të tjera politike që janë “djegur” nga loja e pushtetit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit