Pas shpalljes zyrtare të kandidaturës së Florjan Binajt për Bashkinë e Tiranës nga Sali Berisha si përfaqësues i opozitës, reagimet në rrjetet sociale nuk kanë munguar.
Mes tyre, spikati reagimi i këngëtarit Luiz Ejlli, i cili në një video të publikuar në Instastory shfaqet duke dëgjuar prezantimin e kandidaturës dhe në fund shpërthen me batutën: “Ua, thashë se tha emrin tim, për Zotin!”.
Reagimi i Luizit u bë viral menjëherë, duke marrë shumë komente dhe shpërndarje nga ndjekësit.