Leonardo Gesualdo bos i njohur i mafias italiane dhe figurë kryesore e organizatës “Società foggiana” u kap nga karabinierët e GIS herët të martën në mëngjes.
Gesualdo 39 vjeç, ishte në arrati që nga viti 2020, kur u arratis gjatë një operacioni të madh policor. Ai është dënuar me 12 vjet burg dhe ishte në listën e të arratisurve më të kërkuar në Itali.
Karabinierët e gjetën atë në gjumë në një shtëpi në periferi të Foggias dhe gjatë kontrollit iu sekuestrua një pistoletë me gjashtë fishekë.
Operacioni kundër mafias kishte përfshirë arrestimin e 44 personave, kryesisht për vepra të zhvatjes.