-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pas 23 ditësh grevë urie, Pano Ruçi fiton kërkesat për djalin e tij në Greqi

Kryesoret

Pas 23 ditësh grevë urie, Pano Ruçi ka vendosur ta ndërpresë protestën, pasi autoritetet greke pranuan kërkesat e tij.

Ai kishte kërkuar zhvarrosjen e trupit të djalit të tij, Denis Ruçi, dhe kryerjen e analizave të specializuara për të zbardhur shkakun e vdekjes.

Ky vendim pasoi një periudhë të gjatë betejash dhe presioni nga familja për zbardhjen e rrethanave të aksidentit tragjik hekurudhor në Tempi, ku humbën jetën 57 persona, përfshirë edhe të birin e tij.

Avokatja e Ruçit, Zoe Konstantopoulou, e cilësoi këtë fitore si triumf të drejtësisë dhe falënderoi mbështetjen e vazhdueshme që mori familja gjatë gjithë kohës.

Nga ana tjetër, Pano Ruçi tha se gjatë grevës ka përjetuar shumë dhimbje dhe lodhje, por mbështetja e njerëzve i dha forcë për të qëndruar deri në plotësimin e kërkesave të tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit