-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD akuzon për injorim të vendimeve të Komisionit të Prokurimit: Bashkia Tropojë po sfidon ligjin

Kryesoret

Partia Demokratike ka akuzuar Bashkinë e Tropojës dhe drejtuesen e saj të përkohshme, Zyra Islamaj, për mosrespektim të dy vendimeve të Komisionit të Prokurimit Publik (KPP) lidhur me tenderin për ndërtimin e rrugës “Auto Kika – Gj. Dragobisë – Qafë Paje”, me vlerë prej 82.9 milionë lekësh.

Sipas PD-së, pavarësisht urdhrave të KPP-së për rivlerësim dhe pezullim të procedurës, Bashkia ka vazhduar të skualifikojë operatorin me ofertën më të ulët, duke kundërshtuar drejtpërdrejt kërkesat e Komisionit.

Genta Vangjeli, zëdhënëse për Antikorrupsionin në PD, tha se ky veprim përbën një sfidë të hapur ndaj institucioneve ligjore dhe shpreh shqetësimin për mbrojtjen e interesit publik, duke theksuar se drejtuesit lokalë që mbështeten nga qeveria aktuale ndihen të paprekshëm nga ligji.

Partia Demokratike i bën thirrje institucioneve që të zbatojnë menjëherë vendimet e Komisionit dhe të ndëshkojnë çdo zyrtar që keqpërdor detyrën duke dëmtuar qytetarët.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit