-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trump vlerëson Carney-n pas takimit në Shtëpinë e Bardhë: Një udhëheqës i klasit botëror

Kryesoret

Presidenti amerikan Donald Trump ka pritur në Zyrën Ovale kryeministrin e Kanadasë, Mark Carney, me të cilin ka zhvilluar një takim miqësor dhe pa tensione, ndryshe nga sa ishte parashikuar për shkak të çështjeve tregtare mes dy vendeve.

“Carney është një negociator i fortë dhe një udhëheqës i klasit botëror,” u shpreh Trump, duke lënë pas retorikën e ashpër që e ka shoqëruar shpesh marrëdhënien SHBA-Kanada.

Carney nga ana e tij vlerësoi përpjekjet e Trump për paqen në Lindjen e Mesme dhe theksoi rëndësinë e dialogut mes vendeve fqinje.

Takimi u pa si një përmirësim i raporteve mes dy vendeve, pas periudhës së ftohtë për shkak të tarifave tregtare. Për shumë analistë, ky është një hap diplomatik pozitiv për Carney-n, i cili ka qenë nën presion në vend për të zgjidhur ngërçin me Washingtonin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit