Sot është afati i fundit për të aplikuar për kreun e ri të SPAK.
Një ditë më parë, prokurori i SPAK, Elvin Gogaj aplikoi në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Sot pritet të dorëzojnë aplikimin edhe Adnand Xholi, Doloreza Musanelliu dhe Klodian Braho.
Drejtuesi i ri do të zgjidhet mes prokurorëve të SPAK për një mandat 3-vjeçar pa të drejtë rikandidimi.