-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Do bëjmë mocion për shkarkimin e Presidentit!

Kryesoret

Kryetari i PD-së, Sali Berisha në mbledhjen e Grupit parlamentar paralajmëroi mocion edhe ndaj Presidentit të Republikës Bajram Begaj.

LIVE-Berisha: Po të kishte shtet, gjyqtari do të ishte gjallë, Rama u hoqi policinë

“Dhe dua t’i them atij Peleshit, mos e shtyj më mocionin ndaj teje se do ta kesh njëlloj siç pati Erioni protestën, ti do kesh mocionin. Zgjidh e merr. Opozita nuk tërhiqet nga të drejtat e saj kushtetuese.

Edhe Erioni u përpoq me të gjitha mënyrat që të shkurajonte protestën, por më kot.

Tani i them Peleshit, ose respekto të drejtat kushtetuese të opozitës, ose do jesh Erioni bis. Më keq bile, se Erioni nuk rrinte, ia mbathte nga bashkia kur rrethohej, kurse ti nuk ke ku shkon. Do të kërkojmë llogari një më një.

Prandaj bëje mocionin. Nxirr mësime, përndryshe ti do kesh çdo javë një mocion gjersa të zbatosh rregulloren e parlamentit dhe Kushtetutën. Gjersa të zbatosh vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Gjersa të dorëzosh Olta Xhaçkën në Gjykatë Kushtetuese. Ajo është krim në vazhdim.

Olta Xhaçka është krim në vazhdim në parlament.

Por këta nuk kanë Kushtetutë.

Edhe mocioni ndaj atij vasalit të Ramës, duhet ta bëjmë. Ai është një figurë kukull. Ajo bëhet vetëm për postin e presidentit, se për një kukull nuk ia vlen të ndërmarrësh asnjë lloj veprimi.

Por ne e ndërmarrim në respekt të institucionit të presidentit, që duhet të jetë një institucion që të mbrojë Kushtetutën.

Se një ditë futet nën tavolinë, më tha stafi, ditën tjetër thotë në emër të shtetit.

Çfarë shteti mor? Ti je një vasal që turpëron shtetin.

Prandaj edhe ajo duhet të jetë pa diskutim në rendin e ditës sikundër interpelanca me kreun e narkoshtetit dhe qeveritarët” tha ai.

LIVE-Berisha: Po të kishte shtet, gjyqtari do të ishte gjallë, Rama u hoqi policinë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit