-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Danimarka kërkon të mbrojë fëmijët nga rrjetet sociale, synon ndalim për moshat nën 15 vjeç

Kryesoret

Qeveria daneze po mendon seriozisht t’i ndalojë fëmijët nën 15 vjeç nga përdorimi i disa platformave sociale. Këtë ide e ka shprehur vetë kryeministrja Mette Frederiksen, e cila në një fjalim në parlament tha qartë se telefonat dhe rrjetet sociale po ua vjedhin fëmijërinë brezave të rinj.

“Mendoj se kemi lëshuar një përbindësh”, tha ajo, duke theksuar se pothuajse të gjithë fëmijët e klasës së shtatë në vend kanë tashmë një telefon në dorë – e bashkë me të, edhe qasje të plotë në botën online.

Edhe pse nuk është dhënë ende një plan konkret se si do të funksionojë ky ndalim, qëllimi është i qartë: të frenohet ndikimi i rrjeteve si TikTok, YouTube, Snapchat apo Instagram, që sipas disa studimeve, po i mbajnë fëmijët online për orë të tëra çdo ditë.

Një raport i fundit tregon se fëmijët 9 deri në 14 vjeç në Danimarkë kalojnë mesatarisht tre orë në ditë në rrjetet sociale. Një pjesë e mirë prej tyre e kanë hapur profilin shumë përpara se të mbushnin 13 vjeç – kufiri minimal që kërkohet zyrtarisht nga shumica e platformave.

Kryeministrja nuk është e vetmja që e sheh këtë si problem. Edhe një nismë qytetare me mbi 50 mijë firma ka kërkuar më herët ndalimin e rrjeteve sociale për të miturit. Ndërkohë, në shkolla daneze tashmë është vendosur që telefonat të mos lejohen gjatë orëve të mësimit.

Në fund të ditës, çështja nuk është vetëm për kohën që kalojnë fëmijët para ekranit, por edhe për ndikimin që kjo ka tek shëndeti mendor, zhvillimi emocional dhe marrëdhëniet sociale të tyre. Dhe me gjithë komoditetin që teknologjia ofron, duket se gjithnjë e më shumë shtete po kuptojnë se duhet vënë një kufi diku.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit