-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Familja Ruçi kërkon ekspertizë të jashtme, zhvarrimi i trupit shtyhet

Kryesoret

Zhvarrimi i trupit të Denis Ruçit, i cili ndërroi jetë në aksidentin hekurudhor në Temp, është shtyrë për shkak të kërkesës së familjes për të përfshirë ekspertë të jashtëm në procesin e analizave. Denis qëndroi 23 ditë në grevë urie, duke kërkuar drejtësi.

Autoritetet greke ishin pajtuar të bëjnë analizat toksikologjike dhe ADN-në, por familja kërkon që gjatë zhvarrimit të jetë i pranishëm edhe një këshilltar teknik i tyre, për t’u siguruar që çdo procedurë të jetë e drejtë dhe transparente.

Zhvarrimi ishte parashikuar të ndodhte më 9 tetor, por tani do të shtyhet derisa të caktohet një datë e re. Sipas urdhrit të prokurorit, gjatë procesit do të jenë të pranishëm edhe një mjek ligjor dhe përfaqësues të policisë greke.

Pano Ruçi tha se familja ka angazhuar ekspertë nga jashtë dhe do të vendosin së bashku për kohën më të përshtatshme për zhvarrimin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit