Gjashtë persona u kapën në Rinas duke tentuar të kalonin në aeroport drejt vendeve të BE-së me shuma të mëdha parash të padeklaruara dhe dokumente false. Në grup ishin edhe dy persona nga Maqedonia e Veriut.
U sekuestruan 22,805 euro, 2,600 dinarë maqedonas dhe 6 dokumente të falsifikuara.
Nga Maqedonia e Veriut, A.J., 33 vjeç, dhe B.I., 43 vjeç, planifikonin të udhëtonin për në Norvegji me para të pa deklaruara. Ndërsa tre persona nga Shqipëria dhe një grua nga Brazili u kapën me dokumente identiteti, leje drejtimi dhe pasaporta false, duke tentuar të shkonin në Holandë, Itali dhe Gjermani.
Ata janë: A.R., 30 vjeç, nga Kamza; K.S., 20 vjeç, nga Shkodra; A.K., 36 vjeç, nga Fieri; dhe L.M., 33 vjeçe, nga Brazili.
Policia po vazhdon kontrollet dhe materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.








