-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Isha në panik, marr mjekim për ankthin, jam penduar’- Flet i riu që përplasi 10 makina

Kryesoret

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Imer Krrashin që shkaktoi kaos dhe dëme teksa tentoi ti arratisej policisë me armë në makinë duke përplasur 10 mjete të tjera.

Ai u arrestua në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë për armëmbajtje pa leje pas një ndjekje nga policia ku për pasojë u përplasën disa automjete dhe një motorr, drejtuesi dhe pasagjeri i këtij të fundit mbetën të lënduar të cilët rezultuan të ishin një efektiv policie jashtë orarit të punës me bashkëshorten e tij.

Sapo efektivët e pyetën nëse kishte armë apo sende të tjera të paligjshme dhe e urdhërojnë të zbresë për kontroll fizik, 31-vjeçari, person me precedentë kriminal, i jep gaz makinës në Zonën e Liqenit të Thatë duke u larguar me shpejtësi.

Në pamjet e publikuara nga Policia, shihet momenti kur efektivët i vihen të riut në ndjekje duke e arrestuar dhe duke i sekuestruar edhe pistoletën që kishte me vete. Para togave të zeza ai ka kërkuar falje dhe gatishmëri për të kompensuar dëmet materiale

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit