-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Maks Haxhia: Ka urrejtje të thellë ndaj njerëzve të drejtësisë

Kryesoret

Kryetari i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia ka bërë sot homazhe në nder të gjyqtarit të vrarë Astrit Kalaja.

“Kjo nuk është thjesht një ngjarje tragjike, por një vrasje e sistemit të drejtësisë. Nuk bëhet fjalë vetëm për bojkot për bojkot, por duhet të ndalet ky alarm, që prek sistemin, nga gjyqtari më i lartë deri te avokati më i thjeshtë.

Në shoqërinë tonë është mbjellë një urrejtje e thellë ndaj njerëzve të drejtësisë, që duhet çrrënjosur sa më shpejt. Ky është një mesazh i qartë që tregon se ne kemi nevojë për masa drastike që të dalim nga kjo gjendje e rëndë.

Nuk është vetëm çështje e gjyqtarëve, por edhe e avokatëve që duhet të analizojnë thellë rolin dhe përgjegjësitë e tyre në këtë proces.

Kjo ngjarje duhet të jetë thirrja jonë për të gjithë: avokatë, gjyqtarë, dhe çdo aktor i sistemit të drejtësisë.

Populli duhet ta dijë se në një proces gjyqësor, gjysma e palëve do të humbasë, prandaj ne duhet të përpiqemi të ruajmë dinjitetin dhe sigurinë e të gjithë aktorëve në këtë proces”, përfundoi Haxhia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit