Policia e Strumicës ka arrestuar një 30-vjeçar me inicialet A.M., pas një kontrolli të kryer në banesën e tij me urdhër gjykate.
Gjatë bastisjes u sekuestruan rreth 300 gram lëndë narkotike e dyshuar si kanabis sativa.
I riu u shoqërua në Stacionin Policor të Strumicës, ndërsa ndaj tij pritet të ngrihen akuza për posedim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.