-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Opozita e bashkuar/ Agron Shehaj: Mbështes Florjan Binajn për Tiranën

Kryesoret

Kreu i partisë Mundësia, Agron Shehaj ka deklaruar këtë mbrëmje se do ta mbështesë kandidaturën e Florjan Binaj për bashkinë e Tiranës. Ai tha se edhe pse është i zhgënjyer nga mënyra sesi PD shpalli emrin pa negociuar më parë me aleatët, mbështetja ndaj tij do të jetë edhe nga ‘Mundësia’ pasi plotëson kriteret si një figurë jopolitike.

“Hapëm një negociatë me PD dhe opozitën, kërkuam që kandidati të ishte jashtë politikës. Jemi të zhgënjyer nga mënyra si PD u soll me këto negociata duke shpallur emrin pa u konsultuar, por ne do ta mbështesim politikisht sepse nuk mund të dalim kundër parimit tonë. Ai është jashtë politikës, i përmbush kriteret dhe nuk mund të dalim jashtë kriterit tonë pavarësisht sjelljes së PD”, u shpreh Shehaj.

Florja Binaj është kandidati që mbështetet nga gjithë spektri opozitar, ku përveç PD dhe aleatëve të saj, mbështetet nga Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt, Nisma Thurje e Endri Shabanit dhe së fundmi edhe nga Partia Mundësia e Shehajt.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit