-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Policia e Shtetit bën ndryshime të rëndësishme në drejtim

Kryesoret

Policia e Shtetit ka përfunduar ndryshimet në disa poste drejtuese, duke prekur veçanërisht strukturat e Policisë Rrugore dhe Drejtorisë Rajonale të Kufirit.

Altin Qato, i cili deri tani drejtonte Policinë Rrugore, është emëruar pedagog në Akademinë e Sigurisë. Në vend të tij, drejtimin e Policisë Rrugore do ta marrë Perlat Vatoci, që më parë ka shërbyer si këshilltar i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë.

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm është ngritja në detyrë e Arbër Zemanit, i cili nga Shef i Sektorit të Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë kalon në drejtimin e Drejtorisë Rajonale të Kufirit në Shkodër.

Ndërkohë, drejtori i mëparshëm i kësaj drejtorie, Adrit Elmazi, është transferuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku do të punojë si Specialist në Drejtorinë Strategjike.

Këto ndryshime synojnë forcimin e strukturave dhe një menaxhim më efikas në fushat e sigurisë rrugore dhe kontrollit kufitar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit