-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Albana Koçiu njofton paketë të re sigurie për gjykatat pas vrasjes së gjyqtarit Kalaja

Kryesoret

Ministrja e Brendshme Albana Koçiu ka reaguar në lidhje me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja. Duke mos pasur mundësi të flasë sot në Kuvend për këtë ngjarje të rëndë, ajo përdori rrjetet sociale për të sqaruar situatën dhe për të prezantuar planet për një paketë të re sigurie në gjykata dhe prokurori.

Koçiu e konsideroi ngjarjen shumë të rëndë dhe e dënoi fuqishëm. Sipas saj, Policia ka reaguar shpejt, ka arrestuar autorin dhe po bashkëpunon ngushtë me Prokurorinë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ministrja tha se në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë do të ndërmerren masa për të forcuar sigurinë në gjykata, duke përfshirë rishikimin e protokolleve mes Policisë dhe institucioneve të drejtësisë, shtimin e masave fizike të sigurisë brenda dhe jashtë ambienteve të gjykatave, si dhe vendosjen e një sistemi inteligjent monitorimi.

Gjithashtu, Koçiu njoftoi se aktualisht Garda mbron vetëm gjyqtarët dhe prokurorët e posaçëm, por do të rishikohet edhe mbrojtja për magjistratë të tjerë, në rast rreziku.

Ministrja bëri thirrje për bashkëpunim institucional dhe kritikoi opozitën për politizimin e kësaj ngjarjeje tragjike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit