Kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla u shpreh se shumica kërkoi mbylljen e seancës pasi opozita bllokoi diskutimet normale bazuar tek rendi i ditës.
“Ka filluar në orën 10, jemi në orën 12 dhe nuk është e mundur të fillojë diskutimi për rendin e ditës.
Në momentin që merr fjalën një ministër janë disa mercenare nën urdhrat e Berishës që turren duke mos i lënë ministrat të flasin, fyejnë me një fjalor rrugaçëror nga drejtuesi i seancës deri tek çdo koleg tjetër.
Jemi në një situatë që mua nuk është se më duket e papritur. Ka një strategji të qartë të një personi të vetëm. Sali Berisha e ka këtë zanat” tha ai.








