-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Vendimi i Kushtetueses, akt me rëndësi të madhe për mbrojtjen e Kushtetutës

Kryesoret

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e zgjedhjeve të pjesshme të 9 nëntorit në Tiranë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi duke e cilësuar atë si një vendim me rëndësi të veçantë për mbrojtjen e rendit kushtetues.

Në një dalje për mediat, ai u shpreh se ky vendim përfaqëson një hap të rëndësishëm kundër shkeljes së Kushtetutës dhe konfirmoi mbështetjen e opozitës për kandidaturën e Florian Binajt në çdo moment që do të zhvillohen zgjedhjet në kryeqytet.

“Besoj se partitë opozitare edhe pas këtij vendimi, partitë opozitare do konfirmojnë Florian Binajn i cili u prit me shumë kënaqësi nga qytetarët e Tiranës, nga i gjithë spektri.

Sot Gjykata Kushtetuese mori një vendim të cilin unë e përshëndes si një akt të një rëndësie të madhe në mbrojtje të Kushtetutës së vendit, në mbrojtje të kushtetutshmërisë së rendit. Përshëndes vendimin unanim të gjykatësve të cilët mbrojtën kushtetutën nga armiqtë e tyre.

Me këtë vendim iu bë një shërbim rendit kushtetues dhe u dhanë vulën e turpit, por s’kanë turp se po të kishin turp s’mund të vepronin kurrë, atyre që shkelmuan Kushtetutën, Edi Ramës, presidentit të tij kukull dhe të gjithë atyre që u implikuan në këtë akt madhor antikushtetues. Faktikisht, siç e shihni çdo ditë ndërmerren akte antikushtetuese dhe kundra shtetit. Kështu, Peleshi me urdhër të Edi Ramës po asgjëson Parlamentin.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit