-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Itali/ Arrestohet shqiptari pasi përplasi për vdekje 47-vjeçarin

Kryesoret

Një 41-vjeçar shqiptar i identifikuar si A.K., u dorëzua në polici në Itali pas një aksidenti të rëndë në San Benedetto, ku shkaktoi vdekjen e 47-vjeçarit Emidio Croce, programues kompjuterash dhe baba i tre fëmijëve.

Në ngjarje u plagosën gjithashtu gruaja dhe djali 11-vjeçar i viktimës, që aktualisht po marrin mjekim në spital.

A.K. ishte në gjendje të dehur dhe, pas aksidentit të dielën, u arratis nga vendngjarja, duke mos ofruar ndihmë për të plagosurin. Prokuroria e Teramos ka nisur hetimet dhe ndaj tij rëndon edhe akuza e mosdhënies së ndihmës.

Ngjarja ndodhi kur makina “Mercedes GLB SUV”, me familjen Croce, po dilte nga një parking restoranti, dhe u godit nga makina “Mercedes Class A”, me drejtues shqiptarin.

Gruaja dhe djali i viktimës po trajtohen në spitale në Sant’Omero dhe Ankona, me gjendje të stabilizuar, por djali ka pësuar lëndime më serioze.

Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe për të identifikuar personin tjetër që ishte me shqiptarin dhe iku nga vendi i ngjarjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit