Trajneri serb i Apolonisë, Marko Jovanoviç, ka folur për progresin e futbollit shqiptar dhe atmosferën para ndeshjes Serbi-Shqipëri. Ai tha se kushtet në Shqipëri janë shumë të mira dhe se futbolli ka përparuar ndjeshëm gjatë viteve të fundit, veçanërisht në ekipet ku ai ka punuar si Partizani, Kukësi dhe Luftëtari.
“Euforia në Shqipëri është e madhe, shumë njerëz presin me padurim ndeshjen ndaj Serbisë, por mesazhet nga kampi kuqezi tregojnë pjekuri dhe respekt,” tha Jovanoviç. Ai përmendi edhe disa nga lojtarët shqiptarë që njeh personalisht, si Jasir Asani dhe Ylber Ramadani, duke theksuar se ata po performojnë mirë edhe në kampionatet europiane.
Megjithatë, Jovanoviç nuk e fsheh mbështetjen për Serbinë, duke thënë se edhe pse do jetë një ndeshje e fortë, futbolli duhet të mbetet në qendër të vëmendjes dhe se pret një garë të ndershme dhe të fortë.








