-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Këlliçi: Koçiu hoqi zv/ ministrin se pinte duhan, tani refuzon përgjegjësinë për gjyqtarin

Kryesoret

Gjatë seancës në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi u shpreh se mazhoranca po injoron qëllimisht përgjegjësinë për ngjarjen e rëndë në Gjykatën e Apelit, ku humbi jetën gjyqtari Astrit Kalaja.

Është absurde kjo që bëni, ndërkohë që dëgjoni dhe kaloni në lupë çdo fjalë të opozitës, ndërsa nuk dëgjoni mashtrimet, shpifjet, fyerjet e ministres së Brendshme, e cila mishëron më së miri modelin tuaj, duke nisur nga propaganda.

Po flasim për një ministre, e cila aktin e parë të saj në zyrë e ka pasur shkarkimin e zëvendësministrit sepse piu duhan. Ndërkohë, ajo refuzon të thotë një fjalë për gjyqtarin… E njëjta ministre refuzon të mbajë përgjegjësi për vrasjen e një gjyqtari në sallë të gjyqit e padëgjuar në botë.

Sapo gënjeu sërish. Tha se nëse do të kishte përgjegjësi një punonjës i Policisë së Shtetit, do të kishte pasur arrestim. I ka parë lajmet e djeshme? Një polic roje është arrestuar dje. Sërish ka gënjyer.

E nisëm me një ndjesë për atë tentativë që bëtë për rehabilitimin e figurës së Enver Hoxhës, që në fakt mishëron kulturën politike të njeriut rilindas, që e mishëruan këta që folën pak më parë, me në krye ministrin e Drejtësisë një militant të cilit për herë të parë iu dha mundësia për të folur, dhe u pa qasja, sjellja, kërcitja e dhëmbëve dhe presioni që ushtronte” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit