Gjykata lë në burg autorin e vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, xhaxhanë dhe rojen e sigurisë. Avokati deklaroi se autori Elvis Shkambi i kërkoi falje publike familjes së gjyqtarit.
Avokati i Elvis Shkambit, Kujtim Ibraj ka dhënë detaje mbi gjendjen dhe të kaluarën e klientit të tij. “Elvis Shkambi ka punuar më parë në disa institucione të sigurisë”, tha ai, kur u pyet se ku e ka gjetur autori armën.
Sipas avokatit, familja e Elvis Shkambit ndodhet në një gjendje të rënduar ekonomike. “Familja Shkambi ka hyrë në shumë borxhe për shkak të kësaj çështjeje, e cila ka zgjatur shumë kohë”.
“Ky person mban një armë prej disa vitesh, pasi tha se ka punuar në disa institucione të sigurisë. Në momente të tilla, kjo familje ka vuajtur shumë përsa i përket cështjeve civile, ka hyrë në shumë borxhe për shkak të cështjeve civile dhe ndoshta tronditja e lartë ka qenë për shkak të një vendimi të gjykatës. Arma nuk ka qenë me leje, por Shkëmbi pretendon se ka punuar në disa institucione të sigurisë” tha avokati.
“Kërkoi falje për vrasjen e gjyqtarit”- Gjykata lë në burg autorin, xhaxhanë dhe rojen









