Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e Gjon Shkambit për lirimin nga burgu, duke konfirmuar masën e arrestit të caktuar nga Shkalla e Parë.
Shkambi pretendonte se nuk kishte dijeni për veprimet e nipit të tij, Elvis Shkambi, i cili qëlloi me armë ndaj gjyqtarit Astrit Kalaja dhe plagosi dy persona të tjerë, por Apeli e konsideroi të papërshtatshme ndryshimin e masës.









