Gjykata Kushtetuese ka pezulluar dekretin e Presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet e pjesshme të 9 Nëntorit në Tiranë.
Kreu i shtetit vendosi që të shpallte datën, përfshirë edhe Tiranën plus pesë bashkitë e tjera në momentin që Gjykata Kushtetuese e kishte pezulluar shkarkimin e Erion Veliajt.
Kjo u interpretua gjerësisht si shkelje nga juristë dhe konstitucionalistë. Avokatët e Erion Veliajt kërkuan pezullimin e dekretit të Presidentit dhe kështu ndodhi.
Gjykata Kushtetuese e pezulloi dekretin e kreut të shtetit. Nuk mund të kemi datë të re për zgjedhje pa u shprehur gjykata Kushtetuese për shkarkimin e Erion Veliajt.
Pesë bashkitë e tjera shkojnë normalisht në zgjedhje në 9 nëntor.