Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se orët e ardhshme do të jenë shumë të rëndësishme për konsolidimin e paqes në Rripin e Gazës.
Ai foli gjatë një takimi ndërkombëtar në Paris, ku diskutuan krijimin e një force paqeruajtëse dhe rindërtimin e Gazës pas konfliktit.
Macron nënvizoi se Franca është e gatshme të marrë pjesë në këtë mision, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Ai gjithashtu kritikoi zgjerimin e vendbanimeve në territoret palestineze, duke e quajtur kërcënim për shtetin e Palestinës.
Ky takim vjen në një ditë kur Izraeli dhe Hamasi nënshkruan marrëveshjen për armëpushim, pjesë e planit amerikan për paqe.








