-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

NATO në Tiranë/ Rama: Ne na u desh të përballeshim me sulm kibernetik

Kryesoret

Sot në Tiranë po zhvillohet Konferenca e 3-të e Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, me pjesëmarrjen e delegacioneve nga 32 vendet anëtare të Aleancës, të përfaqësuara nga ministritë e jashtme, të mbrojtjes dhe cyber ambassadors.

Shefi i NATO-s, Mark Rutte siguroi se në NATO asnjë vend nuk është i vetëm përballë kërcënimit kibernetik. Kryeministri Rama e vuri theksin tek sulmi kibernetik që goditi Shqipërinë.

“Qeveritë marrin meritën ose fajin për atë që bëjnë si duhet. Por qeveritë nuk marrin kurrë meritën për atë që parandalojnë. Nëse qeveritë do të gjykoheshin përmes të dhënave reale mbi atë që parandalojnë ë të ndodhë, mendoj se njerëzit do të kishin një mendim më të mirë për to.

Ne e dimë se si ndihesh kur kjo ndodh. Ndryshe nga shumë ju, uroj që kurrë të mos përballeni më këtë, ne na u desh të përballeshim, e pamë veten mes një sulmi kibernetik të keq e të gjerë që synoi strukturën tonë digjitale.

Ne kemi investuar në infrastrukturën tonë digjitale, në mënyrë që të bëjmë një kapërcim dhe të lëmë pas krahëve një histori të rëndë ryshfeteve”, tha Rama.

NATO në Tiranë, Rutte: Tastiera është armë lufte, rrisni shpenzimet

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit