Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu shpalli se presidenti amerikan Donald Trump e meriton Çmimin Nobel për Paqen, pas njoftimit për një marrëveshje armëpushimi dhe shkëmbim pengjesh mes Izraelit dhe Hamasit.
Trump bëri të ditur se faza e parë e planit të paqes është nënshkruar, duke përfshirë lirimin e pengjeve dhe tërheqjen e trupave izraelite.
Ai e cilësoi këtë si një hap të rëndësishëm drejt një paqeje të qëndrueshme në rajon dhe një moment historik për botën arabe dhe Izraelin.