Vivien Thano ka folur sërish për ndarjen me Getinjon në një intervistë të fundit.
Ajo tha se ka kaluar një periudhë shumë të vështirë pas ndarjes dhe se ishte në një gjendje emocionale shumë të rënduar.
Për sa i përket varësisë së Getinjos ndaj lojërave të fatit, Vivien theksoi se nuk është ajo që e ka zbuluar, por diçka që reperi e kishte pranuar vetë më herët.
Megjithatë, tani ajo nuk merret më me këtë pjesë dhe i uron vetëm më të mirat.
“Unë jam gjithmonë e drejtpërdrejtë. Kam humbur dhe fituar shumë për këtë arsye, por s’e ndërroj,” tha Vivien, duke shtuar se jeta është njëkohësisht “e bukur dhe e frikshme”.